Politikë

Mbyllet pa dakortësi Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi-Spiropalit: Dhunuat zgjedhjet, do zëvendësohesh nga Zegjineja

Mbledhja nisi me debate mes Gazment Bardhit, kreut të grupit parlamentar të PD dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali e Taulant Ballës.

F.I
Mbyllet pa dakortësi Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi-Spiropalit:
Gazment Bardhi dhe Elisa Spiropali

TIRANË-Ka përfunduar pas vetëm 20 minutash mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Palët nuk arritën dakortësi për miratimin e kalendarit dhe planit të punës së Kuvendit deri në 5 korrik. Sipas rregullores kalendari dhe programi do t’i kalojnë për miratim seancës plenare, ku pritet që të miratohen pasi mazhoranca i ka numrat e nevojshëm.

Mbledhja nisi me debate mes Gazment Bardhit, kreut të grupit parlamentar të PD dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali e Taulant Ballës. Bardhi akuzoi Ballën se e kanë kthyer Kuvendin në pronë private, ndërsa vijoi me pretendimet për ‘dhunim zgjedhjesh’.

"E keni kthyer kuvendin si pronë private. Vini këtu sikur jeni kthyer nga Suedia, ku në fakt jeni kthyer nga një llum që e keni krijuar ju me duart tuaja. Keni caktuar një seancë turpi për të bërë vetëm ti foto aty. Nuk keni caktuar dhe nuk keni lënë as çështje jashtë rendit të ditës. Këtë e garanton rregullorja e Kuvendit. Unë e kuptoj që ju nuk doni debat sepse doni ta trajtoni sikur jeni kthyer nga pushimet, ku në fakt ju jeni kthyer nga drejtimi i një grupi të strukturuar kriminal, ku vjedhët dhe dhunuat zgjedhjet duke e krahasuar Shqipërinë me Sirinë. Nuk mund ta trajtoni kuvendin si pronë private e as vendin si normalitet. Siç e thotë OSBE ju keni shkallmuar barazinë në zgjedhje dhe keni rrëzuar nenin 1 të Kushtetutës. E përsëris ju doni që Shqipëria të krahasohet me Rusinë apo me Serbinë”, tha Bardhi.

Ndërsa Spiropalit iu drejtua duke i thënë se do të zëvendësohet nga Zegjine Çaushi, kandidatja e re socialiste që fitoi në Fier.  

Elisa Spiropali: Ma jep të drejtën rregullorja të përcaktoj rendin e ditës.

Gazment Bardhi: Nuk do të jesh më këtu, do të zëvendësohesh nga Zegjine Balluku.

 

Poll

MOS HUMB