
TIRANË-Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultatin edhe në qarqet Durrës dhe Lezhë. PD kërkon pavlefshmëri të gjithë rezultatit zgjedhor. Gjithashtu kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore të këtij qarku. Më parë PD ka ankimuar edhe rezultatet e zgjedhjeve në Kukës, Korçë dhe Berat.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS do të zhvillojë nesër më 29 maj seancë publike për shqyrtimin e tre kërkesave ankimore të depozituara nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Këto ankesa lidhen me kundërshtimin e vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultatit në qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025. Seanca do të nise në orën 10:00./ZËRI