Politikë

Ministria e Brendshme shpall 'non grata' 2 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Dyshja nuk do të lejohen të futen në Shqipëri për një periudhë 10-vjeçare.

F.I
Ministria e Brendshme shpall 'non grata' 2 shqiptarë nga
Valon Belja dhe Imami Bekir Halimi

TIRANË-Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar. Konkretisht të padëshiruar në territorin e Republikës së Shqipërisë janë shpallur politikani dhe analisti Valon Belja, ose i njohur si Valjon Bela dhe imami Bekir Halimi. 

Vendimi është firmosur nga Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari pas informacioneve të përcjella nga shërbimet informative të shtetit ku bëhet fjalë për lidhje të Valon Belas dhe Bekir Halimit me veprimtari që përbëjnë rrezik dhe kërcënim për vendin. 

Dyshja nuk do të lejohen të futen në Shqipëri për një periudhë 10-vjeçare. Ndërkohë mësohet se për Valon Beljan autoritetet shqiptare kanë lëshuar edhe urdhër dëbimi. Më 25 qershor, Ministria e Brendshme shpalli person non grata edhe Ikballe Huduti, një shtetase nga Kosova.

 

Poll

MOS HUMB