
TIRANË- Partia Socialiste pritet të mblidhet nesër për të zyrtarizuar listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 19:00 në selinë e Partisë Socialiste. I pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka vendosur ende nëse do të garojë apo jo për një karrige në Kuvend. Një ditë më parë, ai u shpreh se mund edhe të mos garojë duke preferuar të mbetet deputet i të gjithëve në mënyrë figurative.
Deri më tani nuk është zbardhur një listë e mundshme me emra, por ajo që dihet është se Petro Koçi është tërhequr, gjë të cilën e bëri ai vetë me dije.
Kreu i qeverisë është shprehur se në lista të mbyllura do të jenë kryesisht emrat e rinj dhe drejtuesit politikë, ndërsa ata që kanë fituar të paktën një mandate, do të sfodijnë veten në listë të hapur.