Politikë

Nisin dorëheqjet krerëve të Njësive Administrative, kryebashkiakët e PD ankesë ndërkombëtarëve: Kryeministri po ndërhyn!

Duke ndjekur "udhëzimet" e kryeministrit, Halilaj ka shkarkuar dy nënkryetarët e bashkisë Agron Nuredinaj dhe Vladimir Spahiu.

k.m.
Nisin dorëheqjet krerëve të Njësive Administrative,
Edi Rama

TIRANË- "Të hënën të jenë të shkarkuar të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në vend,"- sot ishte afati i fundit që la kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakët duket se e kanë zbatuar urdhërin e tij. Që sot në mëngjes, kanë nisur shkarkimet e drejtuesëve të Njësive Administrative në qarkun e Elbasanit, Kukësit, Librazhdit, Gjirokastrës dhe Korçës. Një hap më tej ka shkuar kryebashkiaku i Kukësit, Albert Halilaj, i cili ka larguar nga detyra edhe nënkryetarët e tij. Duke ndjekur "udhëzimet" e kryeministrit, Halilaj ka shkarkuar dy nënkryetarët e bashkisë Agron Nuredinaj dhe Vladimir Spahiu. Largime ka pasur edhe në Kolonjë, Devoll dhe pritet që të njëjtën linjë të ndjekin të gjithë bashkitë e tjera të vendit.

Përveç atyre që drejtohen nga kryebashkiakë që i kanë fituar zgjedhjet duke garuar me logon e Partisë Demokratike. Edhe pse ishin të pranishëm në mbledhjen e të premtes me kreun e qeverisë, sërish duket se nuk i kanë pranuar sugjerimet e tij. Ashtu siç e kanë bërë me dije edhe në deklaratat e tyre publike, kryebashkiakët e Partisë Demokratike i shikojnë lëvizjet e fundit të Ramës si ndërhyrje në autonominë e pushtetit vendor. Një prej tyre, kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse shkelin ligjin. Në një prononcim për "TopChannel", ai pohoi se vetëm një javë më parë punonjësit e bashkisë Has bënë një punë kolosale duke shuar plotësisht vatrën e zjarrit në afërsi të malit të Pashtrikut.

Kështu, demokratët i kanë dërguar një letër dërguar organeve të Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe ambasadave të huaja në vend. "Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë", ku bëjnë pjesë vetëm bashkitë opozitare dhe e kryesuar nga kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja, kanë shtjelluar ankesat e tyre, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë kërkon ndërhyrjen e tyre të menjëhershme, që sipas tyre bie ndesh me Kushtetutën, por edhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale.

"Ka një dekadë që Zgjedhjet qëndrore dhe vendore në Shqipëri nuk po i japin zgjidhje krizës, stanjacionit dhe problemeve të akumuluara politike! Të gjitha raportet Europiane dhe të ODHIR për zgjedhjet elektorale kanë konstatuar se në Shqipëri votat vidhen nga qeveria dhe deformohet vullneti politik i qytetarëve! Uzurpimi i pushtetit nëpërmjet manipulimit të votave dhe mbajtja e tij duke goditur grupet
e opozitës dhe burgosur politikisht liderët e saj, janë një strategji për shndërimin e Republikës në një shtet autokrat! Ne jemi koshient, se për fat të keq në Shqipërinë tonë demokracia është shndërruar në autokraci dhe sipas Freddom House " Sistemi i kontrolleve dhe balanceve ka dështuar, legjislativi është shkrirë me ekzekutivin, Gjykata Kushtetuese, SPAK dhe ajo e Lartë janë të njëanshme dhe qeveria po anashkalon çdo proces demokratik". Ndaj, duke ju falenderuar për vëmendjen që do ti kushtoni raportit të Shoqatës tonë të të
Zgjedhurve Vendorë, shprehim bindjen se reagimi tuaj do të jetë kontribut me vlerë përparimet e demokracisë vendore, qytetarët shqiptarë dhe do të sjellë shpresë për të ardhmen, dhe kontribut ne rrugetimin tonë drejt familjes evropiane. Në Nenin 11 të Kartës Evropiane për autonomi vendore të KE garantohet se, "Bashkësitë vendore duhet të gëzojnë të drejtën e kërkesës juridiksionale me qëllim që të sigurojnë
ushtrimin e lirë të kompetencave të tyre dhe respektimin e parimeve të autonomisë vendore të njohura nga Kushtetuta apo legjislacioni i brendshëm..." Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë! Praktika e deritashme dhe mos koherenca parimore e Z. Edi Rama ndaj Kartes Evropiane të Autonomisë Vendore është një paralajmërim për hapat e tij të mëtejshëm në dëm jo vetëm të demokracisë e autonomisë vendore, por edhe balancave të pushteteve të pushteteve, sigurisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri! Për këtë arsye kerkojme vemendjen tuaj per te nderhyrë dhe monitoruar zbatimin Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore në pushtetin vendor si dhe për ti thënë ndal cenimit të demokracisë dhe auotnomisë vendore në Shqipëri!,"-shkruhet në dokumentin e firmosur nga Fisnik Qosja. 

Shkresa u është dërguar: Mathieu Mori - Sekretari i Përgjithshem i Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale, Strasbourg Francë; Leendert Verbeek - President i Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale, Strasbourg Francë; Marta Kos - Komisionere e Zgjerimit në Komisionin Europian, Bruksel; Giulia Re- Kreu i Zyrës së Këshillit të Europës Tiranë; David McAllister, kryetar i Grupit te Partive Popullore ne Parlamentin Evropian dhe Ambasadës Amerikane. Por ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare lidhur me ankesat që kryebashkiakët demokratë kanë shtruar./ZËRI

DOKUMENTI I PLOTË ⇓

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB