Politikë

Nuk zgjati as dy muaj! Deputetja socialiste heq dorë zyrtarisht nga mandati

Brunilda Mersini, e cila më herët ka mbajtur postin e drejtoreshës së spitalit rajonal në Vlorë, tashmë synon postin e kryetares së bashkisë në qytetin bregdetar

E.K
Nuk zgjati as dy muaj! Deputetja socialiste heq dorë zyrtarisht nga mandati
BRUNILDA MERSINI

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini, ka depozituar dorëheqjen nga mandati, për shkak të kandidimit të saj për Bashkinë Vlorë në zgjedhjet e 9 Nëntorit. Ishte kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili në seancë plenare njoftoi largimin e Mersinit nga Kuvendi.

Pas largimit të socialistes si deputete, KQZ është njofuar të shpallë vakancën dhe zëvendësimin e saj.

“Deputetja Brunilda Mersini ka depozituar në Kuvend dorëheqjen nga mandate i deputetit. Për krijimin e vakancës është njoftuar KQZ”, tha kryeparlamentari Niko Peleshi.

Poll

MOS HUMB