
KORÇË- Janë numëruar 3 kutitë e para në Bashkinë e Pusteçit, Korçë. Sipas rezultateve të deritanshme në kutinë e parë 130 vota mësohet se janë për Partinë Socialiste, ndërsa për Partinë Demokratike, 52. Po ashtu, edhe në kutinë e dytë 150 vota janë për PS dhe 118 për PD. Në kutinë e tretë janë numëruar 139 vota për PS dhe 38 për PD. Deri më tani është në avantazh PS me 414 vota në raport me 205 që ka marrë PD. Edhe në vitin 2021, sipas rezultateteve të publikuara në atë kohë, ka kryesuar maxhoranca në kutinë e parë me vota, por vetëm me katër vota diferencë. Partia Socialiste kishte 118 vota, Partia Demokratike 114 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, 17 vota./ZËRI