Politikë

PS shpall triumfin në Vorë: Ruani qetësinë! Jeni dallandyshja e parë e fitores, urime!

Në një deklaratë nga selia rozë, lidhur me vendimin e KQZ për të mos bërë publik numërimin e votave në Vorë, socialistët pretendojnë se vendimi është arbitrar dhe zhgënjyes.

k.m.
PS shpall triumfin në Vorë: Ruani qetësinë! Jeni
Helena Kaçe

TIRANË- Partia Socialiste ka reaguar përmes zëdhënëses Helena Kaçe ka shpallur fitoren në Bashkinë e Vorës. Në një deklaratë nga selia rozë, lidhur me vendimin e KQZ për të mos bërë publik numërimin e votave në Vorë, socialistët pretendojnë se vendimi është arbitrar dhe zhgënjyes. Megjithatë u bëjnë thirrje mbështetësve të Partisë Socialiste që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi sipas selisë qendrore, fitorja është mëse e sigurtë.

Deklaratë e Partisë Socialiste:

Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike. Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë. Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallandyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste. Urime, urime, urime! Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik./ZËRI

Poll

MOS HUMB