TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përplasur me një tjetër gazetare, pas debatit në distancë me moderatorin Blendi Fevziu, ku shkak u bë një akuzë ndaj ministrave, ku sipas moderatorit lënë kasetat e regjistruara dhe duken 'live'. Ndërsa këtë herë shkak është bërë situata e vendit pas përmbytjeve si pasojë e motit të keq.
Konkretisht gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar deklaratave të Ramës, se përmbytjet kanë ndodhur si pasojë e plehrave që hidhen pa kriter, kishte shkruar në rrjetet sociale: O mbret (qe je lakuriq) po te funksiononte inceneratori i Tiranes kete malin me plehra do e kishte djegur... (Milionat jane vjedhur e ti ben propagande me ne).
Kreu i qeverisë, në një përgjigje në platformën 'X', duke ripostuar deklaratën e gazetares, shprehet se nuk e ka fajin inceneratori i Tiranës për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë dhe që bllokojnë kanalet.
Postimi i Edi Ramës: Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj i bie të rritet shumë kërkesa) u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë, e që me erën e pastaj me ujrat e lumenjve bëhen kapica të jashtëzakonshme e zbresin e bllokojnë rregullisht grykërrjedhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet… PRA SIPAS TIJ/SAJ HIDHINI PLEHRAT KU TË MUNDENI SE FAJIN E KA INCENERATORI I TR. Normalisht një gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dizinformon, po lexon, informohet dhe informon, por fatkeqësisht lloji i parë shtohet e shtohet (tamam si prurjet e plastikës) në kanalet e informimit, ndërsa lloji i dytë pakësohet dhe publiku përmbytet përditë nga prurjet e urrejtjes, shpifjes e dizinformimit! Kollaj, të urresh, shpifësh, dizinformosh është kollaj, sepse nuk ka nevojë të lexosh, të mësosh, të kuptosh të vërtetën e të jesh i drejtë dhe i mirëartikuluar, ndërsa e kundërta, uh, e kundërta ka punë e mund të madh.
Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj i bie të rritet shumë… pic.twitter.com/VSsVhoFhir
— Edi Rama (@ediramaal) January 14, 2026
Si pasojë e motit të keq në vend prej më shumë se një jave, mijëra hektarë tokë janë përmbytur në të gjithë vendin, ndërsa dëmet në banesa dhe biznese janë të konsiderueshme./ZËRI