Politikë

Pagat/ Braçe ngre tonte ndaj gjyqtarëve: Në thesar nuk fut dorën dot kushdo, s’i vë dot kush shkelmin parave të shqiptarëve

F.I
Pagat/ Braçe ngre tonte ndaj gjyqtarëve: Në thesar nuk fut
Erion Braçe

TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë ku u miratua dhe diskutua drafti i mazhorancës lidhur me pagat e magjistratëve ka kritikuar Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe atë të Prokurorisë. Braçe deklaroi se askush që nuk është i autorizuar me ligj nuk mund të vendosë për paratë e Thesarit të Shtetit, referuar kërkesës së gjyqtarëve për pagat e miratuara prej tyre. Socialisti thekson se ato janë paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe kërkon që secili të mbajë pozicionin e tij.

Erion Braçe: Në qoftë se gjithkush në këtë vend, që ka një fuqi në dorë, do të dalë nesër e të thotë “i dua të ardhurat e mia” kaq, kjo i vë shkelmin parave të shqiptarë. Ata janë paratë e taksapaguave shqiptarë. Përgjegjshmëria duhet të vijë nga këtu dhe jo nga fuqia për të detyruar. Nëse ndjek rrugën e fuqisë, natyrisht që i vëmë shkelmin shteti.

Ka qenë vullneti ynë politik, që ata të paguheshin edhe shumë më mirë se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Në hierarkinë e pagave janë shumë më lart. Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kurrkush që nuk është ia autorizuar nga ligji. Kemi kohë që nuk kemi rënë në kriza të forta pikërisht prej kësaj, sepse nuk ka më fut dorën dhe ik. Disiplina fiskale është themelore për shtetin. A mban më ky vend të hyjë në një krizë ekonomike dhe financiare? Unë mendoj që nuk mban. Duke ruajtur se kush pozicionin e vet, mendoj se ai dalim.

Poll

MOS HUMB