Politikë

Një ditë pas "tërmetit" në kabinet, Rama mblodhi për 30 minuta qeverinë! Nga Spiropali te...Kush mungoi në mbledhje?

Mësohet se në mbledhjen që zgjati 30 minuta, nuk kanë marrë pjesë ministrat e rinj të zgjedhur prej tij.

zh.ll
Një ditë pas "tërmetit" në kabinet, Rama mblodhi
edi rama-kryeministria

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë mëngjesin e kësaj të premteje në Kryeministri. Bëhet fjalë për mbledhjen e përjavshme, e shtyrë prej dy ditësh. Mësohet se në mbledhjen që zgjati 30 minuta, nuk kanë marrë pjesë ministrat e rinj të zgjedhur prej tij.

Gjithashtu, mbledhjes nuk iu bashkuan as tre ministrat e shkarkuar, konkretisht: Elisa Spiropali, Pirro Vengu dhe Belinda Balluku, e cila tashmë e shkarkuar Balluku nuk merr pjesë në mbledhjet e qeverisë që pas rikthimit të masës së pezullimit.

Mbledhja e sotme erdhi vetëm disa orë pas asaj të Grupit Parlamentar të PS-së, ditën e djeshme, ku kryeministri Rama prezantoi riorganzimin me ndryshimet e befasishme në kabinetin qeveritar. 

Riorganizimi la jashtë kabinetit qeveritar Belinda Ballukun, e cila mbante dy postet si zëvendëskryeministre dhe ministre e energjisë dhe infrastrukturës. Albana Koçiu, e cila mbante postin e ministres së brendshme, do të jetë numri dy i qeverisë. Ndërkohë, Enea Karakaci do të jetë ministri i ri i Infrastrukturës dhe energjisë. 

Besfort Lamallari largohet nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe kalon në krye të Ministrisë së Brendshme, duke zëvendësuar Koçiun ndërsa drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë e merr Toni Gogu.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, merr drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, post që deri tani mbahej nga Elisa Spiropali.

Pirro Vengu është larguar nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa në vend të tij është emëruar Ermal Nufi.

LISTA/ Ndryshimet në qeveri:

Ikën Belinda Balluku- zëvendësohet nga Albana Koçiu

Besfort Lamallari - Minister i Brendshëm- zëvendeson Albana Koçiun

Toni Gogu - Ministër Drejtësie- zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha - Minister i Jashtem- ikën Elisa Spiropali

Enea Karakafi- Ministër Infrastrukture dhe Energjitike-zevendëson Belinda Ballukun

Ermal Nufi -Ministër i Mbrojtjes- ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili- Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin-zëvendeson Toni Gogun

/ZËRI

Poll

MOS HUMB