TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një riorganizim të kabinetit qeveritar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, duke bërë disa lëvizje në poste kyçe të ekzekutivit, lëvizje këto 6 muaj pas konfigurimit të qeverisë Rama 4.
Burime për ZËRI bëjnë me dije se ministrja e Brendshme, Albana Koçiu është emëruar në detyrën e zv.kryeministres, duke zëvendësuar Belinda Ballukun në këtë pozicion. Ndërkohë, Balluku largohet edhe nga drejtimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, post që tashmë i besohet Enea Karakaçit.
Në diplomaci, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, merr drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, post që deri tani mbahej nga Elisa Spiropali.
Ndryshime janë bërë edhe në sektorin e rendit dhe drejtësisë. Besfort Lamallari largohet nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe kalon në krye të Ministrisë së Brendshme, duke zëvendësuar Koçiun ndërsa drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë e merr Toni Gogu.
Po ashtu lëvizje janë bërë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ku largohet Pirro Vengu, ndërsa në vend të tij është emëruar Ermal Nufi.
Po ashtu, Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
LISTA:
Ikën Belinda Balluku- zëvendësohet nga Albana Koçiu
Besfort Lamallari Minister i Brendshëm- zëvendeson Albana Koçiun
Toni Gogu ministër Drejtësie- zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha minister i Jashtem- ikën Elisa Spiropali
Enea Karakafi-Ministër Infrastrukture dhe Energjitike-zevendëson Belinda Ballukun
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes- ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili-Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin-Zëvendeson Toni Gogun
/ZËRI