Politikë

PAMJET-Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave, nis mbledhja e Sigurisë Kombëtare

Në tryezën e Këshillit pritet të diskutohen siguria e informacionit të klasifikuar, situata aktuale në institucionet e sigurisë, si dhe drejtimi i ri i SHISH pas shkarkimit të Hysenit.

F.I
PAMJET-Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave, nis mbledhja e
pamje nga Pallati i Brigadave

TIRANË-Ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, takim i cili mbahet pas zhvillimeve të fundit që lidhen me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”. Në ambjentete e Pallatit të Brigadave u pa të mbërrinte kryeministri Edi Rama dhe drejtuesit e 13 institucioneve.

Në tryezën e Këshillit pritet të diskutohen siguria e informacionit të klasifikuar, situata aktuale në institucionet e sigurisë, si dhe drejtimi i ri i SHISH pas shkarkimit të Hysenit. Drejtimin e komanduar të institucionit pritet ta mbajë Elvis Lila, i cili do ta drejtojë institucionin deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri.

Në mbledhje është i pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministri i Brendshëm Ervin Demo, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, si edhe drejtues të institucioneve të sigurisë, përfshirë SHISH-in, Policinë e Shtetit dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura./ZËRI

Poll

MOS HUMB