Politikë

Panairi në Berlin, Rama: Nëse doni të ndiheni si Perëndi, hajdeni në Shqipëri

Panairi do ketë 5800 ekzpozues nga qindra vende të botës.

F.I
Panairi në Berlin, Rama: Nëse doni të ndiheni si Perëndi,
Edi Rama

BERLIN-Kreu i qeverisë Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremonia e hapjes ITB Berlin 2025, ku Shqipëria turistike i flet sot botës nga Gjermania. Rama theksoi se Shqipëria është tani një nga destinacionet turistikë me rritjen më të shpejtë në Europë. Duke i bërë thirrje gjermanëve të vizitojnë Shqipërinë, ai theksoi se shijet e mrekullueshme dhe mikpritja shqiptare janë një përvojë që çdo udhëtar duhet ta përjetojë.

Edi Rama: A keni dëgjuar ndonjëherë për një ligj në vend që deklaron shtëpitë tonë i përkasin zotit dhe mikut. Një ligj i tillë i shkruar në mesjetë është bërë pjesë e mënyrë së jetesës në Shqipëri. Shqippritje, në shqip do të thotë të bësh të pamundur për të nderuar emrin, shtëpinë dhe mikun. Kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmua gjatë luftës së dytë botërore më pritjen e hebrenjve. Kur u përballëm me zgjedhjen mes hebrenjve dhe djallit paraardhësit tanë qëndruan shumë pranë bebrenjve. Kush troket në derë të shtëpisë së shqiptarit e bën këtë prej vullnetit të zotit, duke hapur dyert ne mirëpresim një mik që trajtohet si perëndi. Kush troket në derë të shtëpisë së shqiptarit e bën prej vullnetit të zotit, duke hapur dyer ne mirëpresim një mik që trajtohet si perëndi. Nëse do të ndiheni si Perëndi, ejani në Shqipëri. Nëse doni që të takoni drejtues taksish që sillen si perëndi, shkoni në Greqi. Siç e përmenda sot ishte dhe një berber han në aeroport në atë kohë. U bëmë Koreja e Veriut e Evropës në periudhën më të keqe të historisë kineze. Mësuam shumë se si të luanim, një ishte jo flokë të gjata dhe mjekër. Ky berber kishte mision tu priste flokët dhe mjekrën që vinin me grupet marksiste leniniste. Karl Marksi nuk mund ti vizitonte Shqipërinë me mjekër. Deri pak vite më parë numrin i gjermanëve që vinin në vendin tonë si turistë, shkonte në 100 mijë dhe vitin e kaluar shkuan në 400 mijë, por duam më shumë sepse janë ndër turistët më të mirë, nuk janë vetëm punëtorë shumë të mirë, por dhe pushuesit më të mirë në botë, jo sepse janë më shumë në kuptimin e shifrave, por sepse qëndrojnë më shumë ditë. I duam sepse pijnë dhe shumë birrë e hanë shumë kur na vizitojnë, edhe nëse ka më shumë për të ngrenë në Gjermaninë, shijet në Shqipëri janë krejt ndryshe. Le ta nisim me kafen…. atë lëngun që e quani kafe, dhe më besoni se ky është krahasimi më pak i dhimbshëm që mund të bëj.

Julia Simpson, Presidente (CEO) e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit, po ashtu mbajti fjalën e saj në ceremoninë e hapjes në Berlin, ku tha fjalët më të mira për Shqipërinë, duke lexuar edhe shifrat e turizmit dhe udhëtimit, sikurse edhe prioritetet e zhvillimit të tij në të ardhmen. 

Falenderoj mikpritësit e këtij viti, Shqipërisë, është mrekulli që na bashkohet kryeministri Rama dhe ministrja Kumbaro. Shqipëria po përjeton një zgjim të madh të turizmit dhe të bëhet destinacion madhor dhe jo vetëm, ekskluzivisht për pushimet verore të të huajve. ITB vjen në një pikë kthese për Europën, bashkëpunimi mund të ndihet i tensionuar, por turizmi dhe udhëtimi është forcë dhe jam krenare që Berlini e mirëpret këtë event.

"Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar dhe një nga intelektualët tuaj më të mirë thoshte se ‘të jesh një mik për 4 apo 24 orë është arratisja më e madhe drejt një realiteti hyjnor”, edhe pse fatkeqësisht vdiq vitin e kaluar, fjalët e tij jetojnë. Për të modeluar një ekonomi që është konkurruese, për të zhvilluar ekonominë dhe teknologji. Kemi nisur një partneritet dhe bashkëpunim. Udhëtimi vazhdon të lulëzojë, në 2034 turizmi do vlejë mbi 100 milionë vende pune të reja, 11% e ekonomisë botërore, do jenë 450 milionë vende pune deri atëherë, do krijojë vende punë më shumë se popullsia aktuale e Gjermanisë. Destinacione kryesore Londra, Parisi, Madridi dhe Lisbona. Europa po përjeton rritje, Amerika po përjeton rënie me 5%, Azia po përjeton rritje me 9% dhe paqësori është rajoni me rritje më të lartë të turizmit në botë aktualisht. Shqipëria po e kupton siç duhet këtë. Dy vjet më parë Lumi Vjosa u shndërrua në park kombëtar të lumit të egër në Europë, si trashëgi kulturore, është gjetje e duhur për të rritur turizmin dhe ka përjetuar rritje prej atëherë. Por edhe Inteligjenca Artificiale po rritet në mënyrë eksponenciale çdo ditë, teknologjia gjithashtu është prioritet. Ajo çfarë po ndodh tani është e jashtëzakonshme, pasi tani mund të rezervosh pushime edhe nga aplikacionet në telefon, por edhe për çështje të tjera deri shëndetësore. Teknologji që po e formësojnë raportin e ri dhe po ndryshon lojën, që do i shihni edhe këtu. Sektori i inovacionit e ka revolucionarizuar sektorin tonë. Deri më 2034 do të ndihmojnë akoma më shumë, duke transformuar turizmin dhe udhëtimin," tha ajo.

Panairi do ketë 5800 ekzpozues nga qindra vende të botës./ZËRI

Poll

MOS HUMB