Politikë

Parlamenti në flakë, Salianji 'krenar' nga burgu: Asgjë nuk më ndal, më hoqën mandatin

Ish-deputeti shkruan se edhe nga burgu do të vazhdojë, beteja e tij politike dhe se asgjë nuk e ndal. 

F.I
Parlamenti në flakë, Salianji 'krenar' nga burgu: Asgjë
Ervin Salianji

FIER-Ervin Salianji ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit njoftoi sot vakancën e krijuar pas burgosjes së tij, duke i hequr kështu mandatin. Me anë të një postimi në Facebook, ish-deputeti shkruan se edhe nga burgu do të vazhdojë, beteja e tij politike dhe se asgjë nuk e ndal. 

Ervin Salianji: Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës! Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën. Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!

Ndërkohë sa i përket dënimit të tij, opozita ka nisur sot aksionin e paralajmëruar duke bojkotuar fillimisht Komisionet dhe më pas foltoren e Kuvendit. Deputetët e Partisë Demokratike në mbështetje të Salianjit krijuar kaos në Kuvend dhe në shenjë proteste nxorrën karriget jashtë dhe iu vendosën flakën./ZËRI

Poll

MOS HUMB