Politikë

Shkuli mikrofonat, Noka u përjashtu nga Kuvendi: Jemi në betejë, nuk do të ndalemi

F.I
Shkuli mikrofonat, Noka u përjashtu nga Kuvendi: Jemi në betejë,
Flamur Noka

TIRANË-Pas djegies së karrigeve, tensionet vazhduan brenda Kuvendit. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Pas mbylljes së seancës, Noka u shpreh se e njëja situatë do të jetë në çdo seancë.

Flamur Noka: Prej 3 vitesh i kanë vënë flakën demokracisë në Shqipëri. Edi Rama ka 3 vjet që i ka hapur luftë opozitës. Arrestoi Berishën, burgosi Belerin, burgosi Salianjin. Ne jemi të vendosur të mos ndalojmë, Edi Rama nuk mund të likuidojë opozitën, opozita sot është në ballë të aksionit. Çdo të hënë dhe çdo të enjte do të jetë kjo situatë. Nuk do kemi kompromis me mafien dhe krimin, ne jemi në betejë. Zgjidhja është qeveria teknike. Rama kërcënon me burg këdo që denoncon lidhjet e maxhorancës me krimin. Edi Rama po vepron në mënyrë hakmarrëse. Ata që qeverisin sot janë të denjë për të vjedhur dhe qeverisur bandat e organizuar. Shqipëria nuk i meriton. Ne do i dalim Zot demokracisë. Nuk ka kompromis me mafien dhe krimin e organizuar që është në parlament. Ne jemi në betejë, pa qeveri teknike, me narko-qeveri, Shqipëria nuk ka paqe.

Poll

MOS HUMB