Politikë

Pas largimit nga PS kërcënohet familja e Marjana Koçekut? Deputetja mesazh Bajrave: Nëse familjes time i preket një fije floku....

Koçeku shprehet se nëse diçka i ndodh familjes së saj nuk do e lejë me aq.

F.I
Pas largimit nga PS kërcënohet familja e Marjana Koçekut?
Safet, Behar Bajri dhe Marjana Koçeku

SHKODËR-Deputetja Marjana Koçeku ka dalë me një tjetër mesazh në rrjetet sociale pasi u largua nga grupi i Partisë Socialiste. Postimi këtë herë nuk i referohej politikës, por një akuze, ku pretendon se familja e saj është kërcënuar nga grupi i Bajrave. Koçeku shprehet se nëse diçka i ndodh familjes së saj nuk do e lejë me aq.

Marjana KoçekuKy mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.

Pas largimit nga PS kërcënohet familja e Marjana Koçekut?
POSTIMI

Lidhur me akuzat nuk dihet ende nëse Koçiu ka bërë një denoncim në Polici dhe nëse rasti po hetohet. Fisi Bajri është i njohur për hasmërinë me fisin Lici, ku prej vitesh tashmë janë regjistrua viktima nga të dyja palët. Dy nga shtetasit e fisit, Safet dhe Behar Bajri ndodhen në burg të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit. Emrat e tyre janë përmendur edhe në disa dosje hetimore të SPAK.

Në 13 qershor Koçeku dha njoftoi papritur largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke deklaruar se do të jetë deputete e pavarur. Ajo arsyetoi se idealet dhe vlerat e saj, janë ato që i ka pasur para se të bashkohej me një parti politike dhe që i diktojnë edhe kufijtë, duke lënë të kuptohet një përplasje me liderin e PS, Edi Rama. Po ashtu Koçeku theksoi se nuk do e dorëzojë mandatin e deputetes.

Poll

MOS HUMB