Politikë

Pas SHBA-së, Zvicra ndërpret programet e ndihmave për Shqipërinë

Ministria e Jashtme e Zvicrës njofton se qeveria ka vendosur të ndërpresë programet e ndihmave për zhvillim, që prekin tre vende, Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambian deri në fund të viti 2028.

F.I
Pas SHBA-së, Zvicra ndërpret programet e ndihmave për
FOTO ILUSTRUESE

ZVICËR-Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Zvicra ka ndërprerë ndihmat për Shqipërinë, në një përpjrkje për të rishikuar shpenzimet e saj. Ministria e Jashtme e Zvicrës njofton se qeveria ka vendosur të ndërpresë programet e ndihmave për zhvillim, që prekin tre vende, Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambian deri në fund të viti 2028. Kjo, pasi parlamenti zviceran vendosi të miratojë më pak fonde për ndihmën e huaj sesa kishte kërkuar qeveria.

Agjencia “Swiss Info” thotë se, Parlamenti ka shkurtuar 110 milionë Franga zvicerane nga buxheti i bashkëpunimit ndërkombëtar për vitin 2025 dhe 321 milionë Franga zvicerane nga plani financiar për vitet 2026 deri në 2028.

"Parlamenti ka shkurtuar 110 milionë franga zvicerane (121 milionë dollarë) nga buxheti i bashkëpunimit ndërkombëtar për vitin 2025 dhe 321 milionë franga zvicerane nga plani financiar për vitet 2026 deri në 2028. Kjo lëvizje ndikon në bashkëpunimin dypalësh, ekonomik dhe tematik, si dhe në organizatat shumëpalëshe. Për sa i përket bashkëpunimit dypalësh të zhvillimit, SDC do të heqë gradualisht programet e saj të zhvillimit dypalësh në Shqipëri, Bangladesh dhe Zambi deri në fund të vitit 2028. Ky vendim u bazua në nevojat aktuale në terren, në interesat afatgjata të Zvicrës (diplomatike dhe ekonomike) dhe vlerën e shtuar të bashkëpunimit ndërkombëtar zviceran në krahasim me vendet e tjera,"-raportojnë mediat vendase.

Ndërkohë Shqipëria është prekur edhe nga një ndërprerje fondesh nga presidenti Donald Trump. SHBA kanë ngrirë fondet për organizatat dhe institucionet në vendet e huaja deri në një moment të dytë. Fondet janë ndërprerë edhe për institucionet shqiptare, mes tyre edhe SPAK dhe GJKKO. Kështu të gjitha institucionet që marrin fonde nga SHBA, për 90 ditë do t'i nënshtrohen një kontrolli./ZËRI

Poll

MOS HUMB