TIRANË-Ndyshime priten brenda Partisë Demokratike! Edhe 10 muaj kanë mbetur nga mbarimi i mandatit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe duhet të rihyjë në zgjedhje për kryetar. Por brenda të njëjtit nen i del dhe “BASHA” që nuk e lejon më të kandidojë pasi ka humbur zgjedhjet. Gjithsesi Berisha ka deklaruar se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin.
Çfarë thotë Neni 46, statuti i PD?
Pika 6- Kryetari i Partisë zgjidhet me votim të fshehtë të të gjithë anëtarëve të PDSH, sipas parimit “Një anëtar, Një votë”. Modalitetet e procesit përcaktohen nga Rregullorja e Brendshme e PDSH. Mandati i kryetarit është katër vjet.
Pika 8-Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.
Ndryshimet në Kreysi- Ndryshimi i përbërjes së grupit të deputetëve dhe emrat që do të marrin pozicione drejtuese në komisionet parlamentare me nisjen e legjislaturës së re, do të largojnë jo pak figura nga kryesia e PD. Nga anëtarët aktualë vetëm 18 u zgjodhën deputetë, kurse të tjerët nuk dihet çfarë 'fati' do të kenë.
Ferdinand Xhaferri duhet të lirojë karrigen e tij në kryesinë e PD. Ai u fut për shkak se ishte nën-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare gjatë kohës që ishte deputet. Edhe Ervin Salianji pas lirimit të vetmin post të mbetur ka atë në Kryesi.
Si deputet u afrua në kryesi edhe Helidon Bushati, por as ky i fundit nuk u rizgjodh ndaj pozicioni i tij si anëtar exofficio vihet në pikëpyetje. Zheni Gjergji, u fut në në kryesi në mars të 2024, kur grupi Bardhi iu bashkua Sali Berishës, për shkak se drejtonte Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë.
Në pikëpyetje është edhe Gazment Bardhi. Neni 51 i statutit e përcakton qartë se një prej nënkryetarëve është automatikisht dhe kreu i grupit parlamentar të PD. Bardhi i mban për momentin të dyja këto poste, por në shtator mund të rrezikojë.
Konkurrenca është e fortë edhe mes Oerd Bylykbashit ose Ivi Kasos, në rast se Berisha nuk do i angazhojë në Reformë te re Zgjedhor. Në parlament hyjnë edhe Arian Ndoja, Gjin Gjoni apo Gent Strazimiri.
Por shtatori do të qartësojë edhe fatin e të tjera figurave që në kryesi u futën po ashtu, për shkak se mbanin një post parlamentar, por që janë rizgjedhur deputetë. Jorida Tabaku e rikonfirmoi mandatin falë mbi 20 mijë votave për emrin e saj në listën e hapur të Tiranës. Ajo mbajti dy poste drejtuese në Këshillin e Integrimit dhe Komisionin e Çështjeve Europiane.