Politikë

PD ‘dorëzon’ dhe Komisionin për Shëndetësinë, Ndreca merr drejtimin: Na vjen keq, por vazhdojmë mbledhjen

PD ka deklaruar se çdo vendim i marrë pa praninë e tyre në Komision, do të konsiderohet nul

E.K
PD ‘dorëzon’ dhe Komisionin për
Plarent ndreca

TIRANË- Partia Demokratike ka vendosur sot bojkotimin e të gjitha mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare, përfshirë dhe Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up. Në mungesë të Albana Vokshit, në drejtimin e mbledhjes ka qenë deputeti socialist Plarent Ndeca, i cili tha se Komisioni do të vazhdojë nga puna, pavarësisht vendimmarrjes politike nga opozita.

“Sot është mbledhja e radhës e dakordësuar edhe me kryetaren e Komisionit, edhe me përfaqësuesit e opozitës, me vendimmarrje përkatëse nga Komisioni. Ky është zbatim i vendimit për thirrjen e dëshmitarëve.

Kemi detyrimin të vijojmë mbledhjen në respekt të vendimmarrjes që kemi marrë si Komision. Me keqardhje për mosprezencë të opozitës, por është vendimmarrje politike, as nuk na përket dhe as nuk duhet ti përkasë këtij komisioni”, u shpreh Ndreca në nisje të mbledhjes.

Në rendin e ditës së sotme të këtij Komisioni, është marrja në pyetje e tre mjekëve, të cilët kanë qenë pjesë e grupit të punës që ka hartua Check up-in. Nga ana e saj Partia Demokratike pretendon se mbledhja nuk duhet të vijojë, dhe çdo vendim që merret në këtë Komision është nul.  

Çfarë po ndodh me aksionin e opozitës

Një ditë pas akteve të dhunës në Kuvend, PS pritet të mbledhë sot Komisionin e Etikës, ku është kërkuar përjashtimi i 24 deputetëve të opozitës. PD nga ana e saj ka vendosur sot që të bojkotojë mbledhjen e komisioneve parlamentare, ndërsa në rendin e ditës janë 4 të tilla. Ministri i brendshëm Ervin Hoxha tha se policia dhe garda kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, dhe pamjet filmike do të dorëzohen në SPAK, pasi me aktet e tyre të dhunës deputetët e opozitës rrezikuan jetën e kolegëve. Sjellja e opozitës u dënua dhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili bëri thirrje që situata të mos përshkallëzohet. Seanca e djeshme në Kuvend zgjati më pak se 20 minuta, ndërsa u shoqërua me akte dhune nga deputetët e opozitës. Opozita shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën./ZËRI 

Poll

MOS HUMB