Politikë

Aktet e dhunës së opozitës në Kuvend, ministri Hoxha: Pamjet do të dërgohen në SPAK

Ministri deklaron se Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin

E.K
Aktet e dhunës së opozitës në Kuvend, ministri Hoxha: Pamjet
tensionet ne kuvend

TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ka reaguar në lidhje me aktet e dhunës së kryera dje në Kuvend nga deputetët e opozitës. Teksa rendit disa vepra penale, që sipas tij janë konsumuar nga deputetët e PD-së, Hoxha thotë se Policia e Shtetit dhe Garda kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, dhe se pamjet filmike do t’i dërgohen Prokurorisë së Posaçme. Sipas Hoxhës, deputetët e opozitës kanë kryer një sërë veprash penale, nga goditja për shkak të detyrës, te rrezikimi i jetës së kolegëve të tyre, duke i goditur me sende të forta.

POSTIMI I HOXHËS

Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.

Pengimi i ushtrimit te funksioneve kushtetuese,

Heqja me dhune e te drejtes se fjales,

Goditja per shkak te detyres,

Rrezikimi i jetes se deputeteve duke i goditur me mjete te forta,

Shkaterrimi me zjarr i prones publike, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi.

Në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit. 

Zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese.

Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. Ngjarja do të referohet në përfundim të këtyre veprimeve, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët.

Seanca e djeshme në Kuvend zgjati më pak se 20 minuta, ndërsa u shoqërua me akte dhune nga deputetët e opozitës. Opozita shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB