
TIRANË-Partia Demokratike i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku i kërkon që t’i dërgojë informacion në lidhje me qarqet ku është certifikuar rezultati.
Kërkesa:
Subjekti zgjedhor, koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD–ASHM), për efekt të ushtrimit efektiv të së drejtës së ankimit të saj, ndaj vendimeve tuaja për miratimin e tabelave të rezultateve të miratuara nga ana juaj, kërkon nga KQZ – për secilin Qark që KQZ ka miratuar rezultatet – vënien urgjentisht në dispozicion të provave, si më poshtë vijon:
1. Raporti i kryqëzimit të të dhënave të PEI për të gjitha Qendrat e Votimit në secilin Qark – Zonë Zgjedhore.
2. Dokumenti i shkruar dhe/ose Regjistri i nënshkruar personalisht nga çdo zgjedhës në Diasporë, që vërteton marrjen personalisht të zarfit me materialet zgjedhore nga secili zgjedhës në adresën e regjistruar nga ai si fundore në KQZ (ose, në të kundërt, dokumentacionin që vërteton se zarfi, i cili nuk është dorëzuar personalisht te zgjedhësi, është kthyer nga DHL pranë KQZ-së)
3. Raportin e Audituesit Teknikien lidhur me problematikën e listave të zgjedhësve në secilin Qark – Zonë Zgjedhore.
4. Kopje e të gjitha Regjistrave të Posaçëm e cdo QV në secilin Qark – Zonë Zgjedhore.
5. Kopje e të gjitha Proces-Verbaleve në cdo QV për secilën KZAZ, në secilin Qark – Zonë Zgjedhore”, theksohet në kërkesën e PD.
