Politikë

PD zbret sërish në shesh, protestë para kryeministrisë! Berisha: Kilometri i fundit

Protesta pritet të nisë në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

F.I
PD zbret sërish në shesh, protestë para kryeministrisë!
PAMJE NGA PROTESTA E 10 SHKURTIT

TIRANË-Sot, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, opozita do të zhvillojë protestë e tretë kombëtare, të cilën e cilëson një përballje të fortë me korrupsionin e pushtetit. Protesta pritet të nisë në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi spotin e protestës në një postim në rrjetet sociale.

“Kilometri i fundit! Koha për ta rrëzuar narko-diktaturën”, shkruan Berisha.

Berisha ka ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria të bashkohen në shesh, duke nënvizuar se kjo protestë nuk është vetëm për një ditë, por për të ardhmen e vendit dhe të demokracisë. Berisha është shprehur i vendosur se aksioni opozitar do të vazhdojë, ndërsa parlajmërimet kanë qenë të shpeshta për përshkallëzim të situatës, nëse nuk do të ketë reflektime nga qeveria Rama.

Skenarët e mëparshëm të opozitës pritet të zhvillohen edhe gjatë tubimit të sotëm. Kujtojmë se protesta e opzoitës e mbajtur më 10 shkurt, u shoqëruar me tensione, përplasje të forta dhe hedhje molotovësh. Gjatë tubimit u plagosën 21 persona, 19 nga të cilët efektivë policie.

Arrestimet nuk munguan, ku në hetim u vendosën edhe pesë anëtarë të Partisë Demokratike, Sekretari Organizativ Ervin Minarolli, si dhe katër deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu. Pas protestës, Policia e Tiranës sekuestroi 22 molotovë të pashpërthyer dhe lëndë djegëse./ZËRI

Poll

MOS HUMB