Politikë

Përçahet opozita? Agron Shehaj kundër kandidaturës së Binajt, fajëson Berishën: Nuk e mbështesim!

Shehaj e shpreh haptas qëndrimin e tij kundër Binajt, ndërsa insiston se mënyra më e mirë për zgjedhjen e një kandidati do të ishte përmes një sondazhi. 

zh.ll
Përçahet opozita? Agron Shehaj kundër kandidaturës së
florian binaj-Agron Shehaj

TIRANË- Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka deklaruar se partia e tij nuk do ta mbështesin kandidaturën e Florian Binajt. Në një deklaratë për shtyp, Shehaj shprehet kundër mënyrës se si u zgjodh kandidati, duke theksuar se nuk u morën parasysh edhe ishin ftuar për në bisedimet për zgjedhjen e kandidaturës. Shehaj e shpreh haptas qëndrimin e tij kundër Binajt, ndërsa insiston se mënyra më e mirë për zgjedhjen e një kandidati do të ishte përmes një sondazhi. 

“Qëllimi ynë nuk ishte të impononim emrin e kandidatit, por të zgjidhnim kandidatin e duhur. Mënyra më e mire është realizmi i sondazhit. Si mund të merret ky vendim? Si mund të shkojmë ne në zgjedhje pa ditur se kush është kandidati më i mirë Kjo është e papranueshme.

Nuk kam pasur asnjë kontakt me Berishën. Është kërkuar pasi është shapllur kandidati. E merrni me mend vetë, se sa serioze është një takim pasi Partia Demokratike ka dalë zyrtarisht me një kandidat.
Komunikimin nuk e ndërpremë ne. Komunikimin, le të themi, përpjekjet tona për të dalë me një kandidatë, të mbështetur nga të gjitha forcat opozitare, mbaroi momentin kur kryetari i Partisë Demokratike ka dalë vetëm me një kandidatë. Ky është kandidati që ne do mbështesim. Tani nuk ka kuptim që ne të vazhdojmë të diskutojmë, se nuk mund të pretendojmë që Partia Demokratike, të ndërrojë mendim dhe të thotë “jo tani do vazhdojmë me këtë kandidatë”.

E përseris edhe njëherë, qëllimi ynë, e kemi thënë që ditën e parë, nuk ishte që ne të impononin emrin. Nuk na interesonte emri. Ne na interesonte që të kishim një proces që të kishim kandidatin më të mirë, për t’i dhënë Tiranës një kryetar bashkie të pakorruptuar. Kjo ka vetëm një mënyrë për t’u bërë, siç bëjnë të gjitha partitë perëndimore, kur duan të zgjedhin kandidatin më të mirë, është të bësh një sondazh.

Vetëm nëpërmjet sondazhi je i sigurt që kandidati që ti po nxjerr është më i miri.
Ne nuk mund ta dimë. Ne nuk mund ta bëjmë me hamendje, nëse ky është më i miri ose nëse ai tjetri është më i keqi.”, tha Shehaj.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha njoftoi sot emrin që kjo forcë politike do të mbështesë në garën për bashkinë më të madhe në vend. Në një konferencë për mediat, Bersiha bëri me dije se aleatëve do tu propozojë emrin e aktorit të humorit, Florian Binaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB