Politikë

'Beteja' për Tiranën! Berisha hyn në zgjedhje pa kandidat nga PD: Opozita mbështet Florian Binaj

PD ka dalë sot me një emër 'surprizë'

F.I
'Beteja' për Tiranën! Berisha hyn në zgjedhje pa
Florian Binaj dhe Sali Berisha

TIRANË-Teksa opozita ishte e vetmja parti , e cila ende nuk e kishe zyrtarizuar një kandidat për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, PD ka dalë sot me një emër 'surprizë'. Florian Binaj është kandidati i pavarur që do të mbështesë opozita për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Tiranës.

Vetë kryetari i Partisë Demokartike, Sali Berisha nga një konferencë për shtyp ka njoftuar se ndër kandidatët e propozuar nga drejtues dhe personalitete të PD, është vendosur të mbështesin së bashu aktorin dhe aktivistin Florian Binaj.

Sali Berisha: Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj.

Florian Binaj shpalli kandidaturën për kryetar Bashkie në Tiranë, si një qytetar i pavarur nga partitë politike. Binaj hyn në këtë garë duke pasur përballë kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu si dhe Arlind Qorin nga Lëvizja Bashkë./ZËRI

Poll

MOS HUMB