Politikë

Përplasje në Dibër, babai i kandidatit të PS qëllon me armë zjarri në ajër, shpallet në kërkim polici (EMRI)

ZËRI ka kontaktuar edhe me Xhemal Gjunkshin, kandidatin demokrat për deputet, i cili ka bërë me dije se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por ende nuk dihen detaje të tjera dhe nuk ka asnjë konfirmim nga Policia e Shtetit. 

k.m.
Përplasje në Dibër,  babai i kandidatit të PS qëllon me
Pamje nga vendi i ngjarjes

DIBËR- Tensione para zgjedhjeve parlamentare në Dibër. Kandidatët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike kanë bllokuar sërish automjete me pretendimin se janë mbështetës të Partisë Socialiste dhe po blejnë vota. Sipas të dhënave paraprake, një grup simpatizantë të Partisë Demokratike, të shoqëruar nga kandidatët për deputetë Xhelal Mziu dhe Xhelal Gjunkshi kanë ndaluar një makinë që mendohet se po shkonte drejt zonave të thella. PD thotë se dyshon që njerëz pranë PS, mes tyre edhe babai i kandidatit Danjel Gjura, Esat Gjura, po shpërndanin para dhe tollona nafte. 

ZËRI ka kontaktuar edhe me Xhemal Gjunkshin, kandidatin demokrat për deputet, i cili ka bërë me dije se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. 

PAMJET NGA VENDI I NGJARJES: 

"Po ka pasur të shtëna me armë zjarri. Jemi fshatin Pilafe në Peshkopi,"-tha kandidati për deputet për ZËRI-n. Sipas të dhënave të deritanishme, raportohet se nga Policia e Dibrës është identifikuar dhe shpallur në kërkim efektivi i Policisë, Esat Gjura, i cili ka qëlluar me armë zjarri. Esat Gjura është babai i kandidatit të Partisë Socialiste në listën e hapur për Dibrës, Danjel Gjura. Efektivi i Policisë u denoncua dje me emër dhe mbiemër nga Gjunkshi si një nga personat që po blen vota për socialistët në Dibër. 

"Deklaratë urgjente! Terrorizëm elektoral në Dibër! Informacionet që më vijnë nga terreni janë alaramante. Vetëm dy ditë para 11 majit, terroristët elektoralë kanë nisur blerjen e votës, e kërcënimet ndaj votuesve. Ata janë: Bekim Krashi, Arben Keshi, Jeton Dani, Gerald Kosiqi, Esat Gjura, Danjel Gjura dhe të gjithë soji dhe sorrollopi i rilindjes me në krye Drejtuesin e Partisë Socialiste në Dibër Blendi Klosi. I bëj thirrje SPAK, të ndërhyjë e të mbajë nën mbikqyrje persinat e mësipërm, të cilët janë duke terroirzuar dibranët. Policia e Shtetit, është kthyer në Policinë e Pushtetit. Nuk ndërhyjnë, nuk veprojnë në respektim të ligjit dhe lejojnë terroristët elektoralë të kërcënojnë, intimidojnë votuesit. Paralajmërim çdo terroristi elektoral. Të mos guxojnë të kërcënojnë banorët e Dibrës. Edhe nëse ata nuk shqetësohen nga Policia e Pushtetit, ne jemi aty, për të mbrojtur votën e çdo qytetari,"-denonconte Gjunkshi.

Lidhur me rastin, Policia e Dibrës ka shkuar në vendngjarje dhe njofton se hetimet po ashtu po kryen me ndihmë të hetuesëve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Siç duket edhe nga pamjet, Gjunkshi pret efektivët e Policisë, të cilëve u drejtohet me fjalët: Ç'a të kem more? Ti nuk di gjë fare çfarë ka bërë. Ne jemi për jetë a vdekje! Kam 12 vite në opozitë.

MOMENTI ME VIDEO: 


Deri më tani, efektivët dhe hetuesit kanë sekuestruar mjetin e Gjurës, një makinë tip "Golf".

PAMJET NGA VENDI I NGJARJES: 

Përplasje në Dibër,  babai i kandidatit të PS qëllon me

Përplasje në Dibër,  babai i kandidatit të PS qëllon me

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave. Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër. Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB