Politikë

PLAS KEQ NË KUVEND/ Balliu përplasje fizike me Ballën, Peleshi: Keni folur fjalët më të ulëta të fjalorit

Gjatë përplasjes, deputeti Klevis Balliu iu afrua Ballës dhe tentoi t’i heqë mikrofonin, duke rritur tensionin mes palëve.

zh.ll
PLAS KEQ NË KUVEND/ Balliu përplasje fizike me Ballën, Peleshi:
pamje nga sherri ne kuvendi

TIRANË- Seanca plenare në Parlament u tensionua sërish këtë të enjte, teksa përplasjet kanë vijuar edhe gjatë pasdites, duke çuar në ndërprerjen për disa minuta.

“0900, për ty Albana kam këtë numër”, mjaftoi kjo fjali e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe salla u kthye në 'arenë përpleshjesh'. 

Gjatë përplasjes, deputeti Klevis Balliu iu afrua Ballës dhe tentoi t'i heqë mikrofonin, duke rritur tensionin mes palëve në sallë. Deklarata nxiti reagime të ashpra nga opozita, të cilët u përgjigjën duke shkëmbyer akuza personale dhe fjalë ofenduese me përfaqësuesit e mazhorancës.

Ndërkohë, kryeparlamentari Niko Peleshi gjithashtu ka reaguar duke iu kujtuar deputetëve të opozitës, sipas tij, se kanë përdorur 'fjalët më të ndyra'.

Peleshi: Ju jo. Nuk iu ju takon juve të bëni si të prekur se keni thënë fjalët që unë deri më sot nuk i kam dëgjuar ndonjëherë këtu me veshët e mi. Ti Gaz Bardhi ke thënë sot disa fjalë që unë s'i kam dëgjuar sa vite kam në Parlament, fjalët më të ulëta që nuk i ka as fjalori.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB