
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje votuesve të marrin pjesë në zgjedhje. Përmes një video-selfie nga shtabi i Partisë Socialist, të cilin ai e quan "Komanda e Përgjithshme", Rama i ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në votim.
Edi Rama: Ja ku jemi live nga komanda e përgjithshme. Këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit. Dhe përfitoj nga rasti që t'i them të gjithëve që nuk kanë shkuar të votojnë të shkojnë të votojnë. Është e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhet dhe të numërohet. Ti që mund të mund të votosh, të mos mungosh, është një detyrë qytetarë dhe shoqërore, patriotike. Kështu që votoni, votoni, votoni me qetësi dhe pak durim dhe me bindjet tuaja. Votoni!
MESAZHI ME VIDEO:
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI