
TIRANË- Sa i përket votës së diasporës, kreu i KQZ në konferencën për mediat teksa informoi mbi procesin e votimit, njoftoi se deri më tani kanë mbërritur 185.679 zarfe në KQZ, ndërsa numri pritet të shkojë në rreth 200 mijë. Ilirjan Celibashi theksoi se një pjesë e zarfeve rreth 2.500 janë konsideruar të parregullta në aspektin formal, por do t’i nënshtrohen shqyrtimit nga komisionet përkatëse.
Celibashi: 185. 679 zarfe të mbërritur në KQZ, në fakt ky numër është pak më i madh. 2.500 zarfe janë administruar në kutinë e posaçme, kur kanë mbërrutur në KQZ janë konsideruar si të parregullta nga pikëpamja formale, por do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisionet. Sot është dita e fundit e dërgesave të zarfeve, jemi dakorduar me DHL që mbërritja të mos jetë më vonë se ora 5, që të gjitha të marrin vulën e hyrjes para orës 19:00. Parashikoj se do të shkojë në 200 mijë numri i zarfeve nga diaspora.
Me ndryshimet e fundit të kodit zgjedhor, për herë të parë u përfshinë ndryshimet që mundësojnë përfshirjen e diasporës në procesin e votimit. Të gjithë emigrantët të cilët nuk arritën të tërhiqnin nja zarf deri më datë 8 maj, operatori i shpërndarjes i ka kthyer sërish në Shqipëri pranë magazinave të KQZ, ndërsa votat të cilat nuk futen në territorin shqiptar brenda orës 19:00 të kësaj të diele, konsiderohen të pavlefshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta nisë numërimin e votave të diasporës në të njëjtën kohë që do të nisë numërimi sipas qarkut respektiv./ZËRI