Politikë

Sherr brenda PS në Dibër/ Kandidati socialist Danjel Gjura godet punonjësin e Ujësjellësit

Përplasja ka ndodhur mes kandidatit të Partisë Socialiste, Danjel Gjura, i cili ka qëlluar me grusht punonjësin e Ujësjellësit, Florian Lazri.

k.m.
Sherr brenda PS në Dibër/ Kandidati socialist Danjel Gjura godet
Foto ilustruese

DIBËR- Një konflikt fizik ka ndodhur në një qendër votimi në zonën e Maqellarës në Dibër. Ka pasur një përplasje mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste, e cila ka degjeneruar në dhunë fizike. Përplasja ka ndodhur mes kandidatit të Partisë Socialiste, Danjel Gjura, i cili ka qëlluar me grusht punonjësin e Ujësjellësit, Florian Lazri.

Mendohet se shkak për përplasjen është bërë fakti se Lazri thuhet se ishte në mbështetje të kandidatit, ish-kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj.

Menjëherë pas incidentit, Policia është thirrur në vendngjarje për të marrë deklaratat e palëve të përfshira dhe për të nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave. Por ende nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me rastin./ZËRI

Poll

MOS HUMB