Politikë

Policia përplaset me protestuesit, ndërhyn Bardhi me Baçin: Më goditën me grusht në bark

Protestuesit janë përplasur fizikisht me punonjësit e policisë, pasi këta të fundit kanë tentuar për t’i shpërndarë dhe zhbllokuar trafikun te sheshi Willson.

F.I
Policia përplaset me protestuesit, ndërhyn Bardhi me Baçin:
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË-Janë regjistruar përplasjet e para mes forcave të policisë dhe protestuesve. Protestuesit janë përplasur fizikisht me punonjësit e policisë, pasi këta të fundit kanë tentuar për t’i shpërndarë dhe zhbllokuar trafikun te sheshi Willson.

Pjesë e përplasjes është bërë edhe kreu i grupit Parlamentar të PD-shë Gazment Bardhi dhe deputeti Luan Baçi. Ky i fundit pretendon se policët e kanë gjuajtur me grushte në bark.

“Më gjuajtën me grushte në bark”, tha Baçi përpara mediave.

Tensionet kanë nisur, pasi policia ka bërë thirrje për largim të protestuesve. Protesta pritet të zgjasë rreth tre orë., ndërsa policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator./ZËRI

Poll

MOS HUMB