Politikë

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

Klodiana Spahiu u emërua ministre e re e Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Evis Salës nga drejtimi i këtij dikasteri.

zh.ll
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e
spahiu-begaj-sala

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Gjithashtu, kreu i shtetit ka dekretuar Klodiana Spahiun si ministre të re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Dekreti i kalon sot seancës plenare për votim që pritet të nisë në orën 17:00, dhe më pas Spahiu do duhet të betohet para Presidentit për të nisur detyrën.

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e
dekreti

Klodiana Spahiu u emërua ministre e re e Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Evis Salës nga drejtimi i këtij dikasteri.

Kush është Klodian Spahiu

Klodiana Spahiu ka lindur në 22.05.1973 në Durrës. Znj. Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1997. Më pas, në vitin 1998-2002 është specializuar në fushën e kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë Q S U T-së “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Ajo ka kryer një sërë specializimesh ndër vite, si në fushën e kardiologjisë joinvazive: Ekokardiografi, PU-EKG, Eko-doppler e karotideve, pranë Universitetit Katolik: “Sacro Cuore”, Facolta di Medicina e Chirurgia Agostino Gemeli, Romë, Itali.

Në 2003-2004 studioi në shkollën pasuniversitare SH.P.U, pranë Fakultetit të Mjekësisë,  Departamenti i Lëndëve Paraklinike. Gjatë periudhës tetor 2005 – dhjetor 2005 ka kryer specializim në fushën e Kardiologjisë Invazive, kateterizimi i zemrës dhe koronarografinë e zemrës, pranë Spitalit “Santa Chiara”, Pisa, Itali. Vite me vonë, 2012-2014 ajo ka përfunduar edhe masterin profesional për Menaxhimin Shëndetësor.

Spahiu ka ushtruar profesionin e mjekut në klinikën e parë të kardiologjisë në QSUT. Gjithashtu, ajo ka punuar si mjeke kardiologe dhe në repartin e patologjisë në spitalin e Durrësit gjatë viteve 2003-2009. Më pas është zgjedhur dhe drejtoreshë e këtij spitali.

Ajo ka një përvojë të gjatë edhe në fushën e pedagogjisë. Në vitin 2002-2003 ka qenë pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Universiteti i Tiranës dhe në 2006 ka qenë pedagoge e jashtme në lëndën e fiziologjisë në Universitetin Privat “UFO”, Tiranë.

Viti 2008 dhe në vazhdim – Docente në praktikat e kardiologjisë pranë Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë. Ajo mban titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore”.

Spahiu është deputete e Kuvendit të Shqipërisë që prej vitit 2009 dhe ka qenë anëtare e disa komisioneve dhe nënkomisioneve parlamentare, si edhe kryetare e anëtare disa grupeve të miqësisë.

Evis Sala paraqiti dorëheqjen të mërkurën, 2 shtator, pasi qëndroi në postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për gati një vit. Përmes një reagimi zyrtar, ish-ministrja njoftoi se ka pranuar disa angazhime ndërkombëtare, duke mos ndarë me shumë detaje. Sala mori detyrën më 11 shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri prezantoi qeverinë "Rama 4." /ZËRI

Poll

MOS HUMB