Politikë

Programi i PS për sportin, Rama: Koha të mbyllim ligjin e sponsorizimit

Po ashtu, Rama u shpreh se ka ardhur koha për të mbyllur edhe ligjin e sponsorizimeve.

I.F
Programi i PS për sportin, Rama: Koha të mbyllim ligjin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e Partisë Socialiste për sportin në kuadër të agjendës “Shqipëria 2030”. Kryeministri gjatë fjalës së tij, bëri me dije se vitin e ardhshëm do të ketë rritje të buxhetit të Komitetit Olimpik. Po ashtu, Rama u shpreh se ka ardhur koha për të mbyllur edhe ligjin e sponsorizimeve.

“Është shumë e qartë që tanimë më buxheti për komitetin olimpik shqiptar, i cili ka marrë një pozicion shumë të nderuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht dhe ka justifikuar veten, është i pamjaftueshëm. Kështu që me siguri do ta fillojmë vitin e ardhshëm me një rritje të buxhetit të komitetit olimpik dhe mendoj që ka ardhur koha që të ulemi me seriozitet dhe të mbyllim dhe çështjen ligjit të sponsorizimeve. Nuk ka qenë e lehtë për ne për hir të së vërtetës nga pikëpamja financiare, por sot është e mundur. Më e mira është e gjitha përpara them unë dhe besoj kështu është”, tha Rama.

Më tej, kryeministri bëri me dije se ka nisur procesi për ndërtimin e Pallatit të Sportit, teksa shtoi se do të jetë në gjendje të presë edhe finale të nivelit më të lartë ndërkombëtar. 

“Sa i përket “mbretëreshës së sporteve”, atletikës, tha se duhen gjetur rrugë të reja për të krijuar hapësirat e nevojshme edhe për këtë sport. Besoj që nuk mund të rrimë në vendnumëro vetëm me një pistë atletike si ajo që kemi ndërtuar, shumë e bukur që e ka bërë Bashkia e Tiranës, por duhet të gjejmë rrugë alternative dhe duhet të krijojmë një hapësirë edhe për atletikën në bashkëpunim me federatën e atletikës sepse është “mbretëresha e sporteve””, shtoi kryeministri./ZËRI

Poll

MOS HUMB