Politikë

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli kallëzohet në SPAK (DOKUMENTI)

SPAK po e heton Rakip Sulin edhe në lidhje me abuzimet me fondet e rindërtimit

F.I
Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli kallëzohet në SPAK (DOKUMENTI)
Rakip Suli

TIRANË-Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun e Tiranës, Arjan Hoxha ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiakun socialist të Kamzës, Rakip Sulin. Sipas dokumentit të dorëzuar në SPAK, pretendohet se Rakip Suli ka hedhur “asfalt elektoral” në disa zona të Kamzës, me qëllim deformimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Kandidati për deputet i PD, i bën thirrje SPAK që të hetojë edhe raste të tjera të ngjashme, që kanë për qëllim ndryshimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje. 

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli kallëzohet në SPAK (DOKUMENTI)
DOKUMENTI
Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli kallëzohet në SPAK (DOKUMENTI)
DOKUMENTI

SPAK po e heton Rakip Sulin edhe në lidhje me abuzimet me fondet e rindërtimit, ku kryebashkiaku i Kamzës edhe ka dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme, por deri më tani nuk ka patur veprime konkrete nga SPAK për masa sigurie. 

Kryebashkiaku socialist i Kamzës është kallëzuar në SPAK për disa vepra penale si “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet ka rezultuar se ka disa raste të abuzimeve me kompensimet e fondit të rindërtimit me praktikat e Ds1 Ds2 Ds3 Ds4 Ds5. Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se një pjesë e denoncuesve janë paraqitur dje në SPAK, për të dhënë deklarimet e tyre për kallëzimin e depozituar në SPAK pak javë më parë ndaj kryebashkiakut socialist të Kamzës, Rakip Suli./ZËRI

Poll

MOS HUMB