TIRANË-Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me protestën e zhvilluar sot para Kuvendit përmes një postimi në platformën "X". Rama shkruan se kalimi në dhunë fizike është, sipas tij, “e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës”.
Edi Rama: Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre! Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit.
Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre!
— Edi Rama (@ediramaal) July 2, 2026
Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit????❤️
Protesta para Parlamentit u shoqërua me përplasje të shumta dhe të ashpra mes policisë dhe protestuesve, duke sjellë shoqërime, si dhe të lënduar mes efektivëve të policisë dhe qytetarëve që protestuan.