Politikë

Protestuesit jashtë Kuvendit, Spiropali: Qeveria të ofrojë zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve!

Spiropali u shpreh se fokusi i mazhorancës nuk duhet të jetë te protestuesit, por te reflektimi dhe adresimi i problemeve brenda vetes.

zh.ll
Protestuesit jashtë Kuvendit, Spiropali: Qeveria të ofrojë
elisa spiropali

TIRANË- Pak para nisjes së seancës pleanre ndërsa jashtë nisën tensionet me mbledhjen e protestuesve, e vetmja që është ndalur të flasë për mediat ëshë deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali.

Spiropali u shpreh se fokusi i mazhorancës nuk duhet të jetë te protestuesit, por te reflektimi dhe adresimi i problemeve brenda vetes. Socialistja theksoi se Kuvendi duhet të përdoret për të folur për vendin, për shqetësimet e qytetarëve dhe për të ofruar zgjidhje.

Sipas Spiropalit, çdo forcë politike duhet të bëjë reflektim mbi veprimet e saj, në vend që ta përqendrojë vëmendjen te kundërshtarët politikë.

“Duhet të reflektojmë, të dëgjojmë dhe të ofrojmë edhe zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit, por duhet të merremi me veten. Diskutimet vijnë nga të gjithë, nuk jepen këtu aty për aty. E rëndësishme është që Kuvendi i Shqipërisë të përdoret për të folur për vendin, për njerëzit, për shqetësimet, për të ofruar zgjidhje, për të parë më shumë nga vetja. Dhe secila forcë politike, secili kah në atë Kuvend duhet të bëjë analizën e vetes, përpara se të bëjë analizën e kundërshtarit”, tha mes të tjerash Spiropali./ZËRI

Poll

MOS HUMB