Politikë

PS kryeson në rang kombëtar, Rama mbërrin në selinë rozë

Sot, paradite rreth orës 11.00, Rama është futur në selinë e Partisë Socialiste.

k.m.
PS kryeson në rang kombëtar, Rama mbërrin në selinë
Edi Rama

TIRANË- Numërimi i votave ende vazhdon! Dukshëm, Partia Socialiste kryeson me rezultatet e numërimit, por sërish kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të heshtë dhe të mos bëjë asnjë koment. Sot, paradite rreth orës 11.00, Rama është futur në selinë e Partisë Socialiste.

I veshur sportiv dhe në dukje mjaft i qetë, kryeministri nuk ka pranuar të japë asnjë koment i pyetur nga gazetarët për rezultatet e deritanishme.

Ndërkohë që nga ana, situata duket ende e qetë edhe në kampin e opozitës. Edhe kryedemokrati, Berisha është parë të mbërrijë në seli rreth orës 10:30, por i vetëm. Në selinë blu ka mbetur vetëm ai, ndërsa të gjithë strukturat dhe kandidatët për deputetë janë në terren në Qendrat e Numërimit të Votave. 

Deri më tani, ende nuk ka asnjë njoftim për asnjë deklaratë për mediat./ZËRI

Poll

MOS HUMB