Politikë

PS miraton pa praninë e PD-së, projektligjet e ditës, Braçe voton kundër për ndryshimet në bujqësi

Deputeti socialist Erion Braçe, dhe Erald Kapri nga partia Mundësia votuan kundër ligjit “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”.

F.I
PS miraton pa praninë e PD-së, projektligjet e ditës,
votimi

TIRANË-Seanca e sotme e Kuvendit është mbyllur me miratimin e projektligjeve në rendin e ditës pa praninë e opozitës. Partia Socialiste ka miratuar projektligjet që kishin të bënin kryesisht me bujqësinë. Deputeti socialist Erion Braçe, dhe Erald Kapri nga partia Mundësia votuan kundër ligjit “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”. U miratuan po ashtu rezolutat për vlerësimin e punës për një sërë institucionesh të pavarura.  

Projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore” u miratua me 71 vota pro, një abstenim dhe një votë kundër. Abstenimi erdhi nga Erion Braçe, ndërsa kundër votoi deputeti Erald Kapri.

Ndërkohë, projektligji “Për censin e bujqësisë” mori 77 vota pro dhe një kundër, kjo e fundit nga Kapri.

Edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016, ‘Për menaxhimin e kimikateve’, të ndryshuar” u miratua me 78 vota pro dhe një kundër, sërish nga deputeti i Partisë Mundësia.

Po ashtu, Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe një kundër ndryshimet në ligjin “Për akuakulturën”, ndërsa vota kundër ishte sërish e Erald Kaprit.

Votimet:

Projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”.

Votimi: 71 pro; 1 abstenim (Braçe); 1 kundër (Kapri)

Projektligji “Për censin e bujqësisë”

Votimi: 77 pro; 0 abstenim; 1 kundër (Kapri)

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, të ndryshuar”

Votimi: 78 pro; 0 abstenim, 1 kundër (Kapri)

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 103/2016, “Për akuakulturën””

Votimi: 76 pro; 0 abstenim; 1 kundër (Kapri)

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar”.

Votimi: 78 pro; 0 abstenim; 2 kundër (Braçe; Kapri)

Poll

MOS HUMB