
TIRANË- Janë publikuar rezultatet e partive për njësinë numër 10 në Tiranë. Partia Socialiste ka fituar duke marrë 49 përqind të votave, ndjekur nga ASHM me 32.3 përqind. Partia "Mundësia" është listuar e treta me 6.4 përqind, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë ka marrë 3.7 përqind të votave, ndërsa Nisma Shqipëria bëhet ka arritur të marrë 2.9 përqind.
Rezultatet në Njësinë 10 në Tiranë
Në Njësinë 10, ku gjithashtu u përdor numërimi elektronik, rezultati është si më poshtë:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 5304 vota (49.03%)
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 3498 vota (32.34%)
Lëvizja Bashkë (BASHKE): 397 vota (3.67%)
Lëvizja Atdheu (LA): 28 vota (0.26%)
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 220 vota (2.03%)
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 319 vota (2.95%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 31 vota (0.29%)
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 7 vota (0.06%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 97 vota (0.90%)
Partia Mundësia (MUNDESIA): 694 vota (6.42%)
Partia Socialdemokrate (PSD): 222 vota (2.05%)