Politikë

Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina

Krahas imazheve Rama me ironi u bën thirrje “revolucionarëve” që të mos ua zhvirgjërojnë plazhin flamingove me makinat e tyre dhe as me plehrat që kanë lënë pas.

F.I
Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin
pamje nga protesta ne zvernec

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto të makinave të protestuesve në Zvërnec, të cilët i kishin parkuar mbi dunat me rërë fare pranë plazhit. Krahas imazheve Rama me ironi u bën thirrje “revolucionarëve” që të mos ua zhvirgjërojnë plazhin flamingove me makinat e tyre dhe as me plehrat që kanë lënë pas.

“MIRËMËNGJES dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre – se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10 vjeçar të gjuetisë – po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë?”, shkruan Rama në postimin e tij.

Një ditë më parë (6 qershor) me thirrjen “Anulo projektin”, qindra protestues u mblodhën të shtunën në Zvërnec duke kërkuar ndalimin e resortit që është parashikuar të ndërtohet nga dy vëllezër nga Katari, një investim 4 mld dollarë. 

Poll

MOS HUMB