TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha në një komunkim me qytetrët u pyet lidhur me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg” në protestën e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. Berisha i quajti vegël e qeverisë ata që bëjnë këtë thirrje dhe se ata janë opozitë e opozitës.
Pjesë nga biseda:
Shkëlzen Kolgjini: Rama në burg, Berisha në burg. Çfarë keni për të thënë për këtë Doktor?
Sali Berisha: Së pari, qytetarët janë të lirë të shprehin ç’të duan. Kurse ata që e dirigjojnë këtë, të mos i dominoj se nuk e meritojnë as emrin t’ua përmend, janë opozitë e opozitës, janë vegël e qeverisë. Kaq!
Më parë Berisha ka dekluaruar se e mbështet investimin në Zvërnec, duke deklaruar se është dakort oër zhvillimin e zonës. Madje ai pohoi se edhe ai vetë, po ashtu edhe ish-kryeministri Fatos Nano, janë marrë personalisht në të kaluarën për t’ia ofruar Sazanin investitorëve të huaj, duke theksuar se bëhet fjalë për projekte të përmasave të mëdha dhe jo investime të thjeshta. Po ashtu ai komentoi edhe thirrjet kundër për ndërtimin në Sazan, ku i cilësoi si 'hipokritë'./ZËRI