
TIRANË-Kryeministri Edi Rama në rubrikën 'Sy më sy' ka komentuar sërish arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt. Rama ka theksuar se është kundër arrestimit të kryebashkiakut por shprehet se nuk mund të ndalojë ekzekutimin e urdhrave të SPAK.
Edi Rama: Jam kundër ndalimit të kryetari të bashkisë së Tiranës, është i panevojshëm për të vazhduar hetimet, Por ama si mund të ndaloj unë ekzekutimin. E pra në këtë vend ka ndodhur nuk ka ndodhur para 100 vjetësh. Ndalimin për 21 janarin e ka bërë një buf kënete që ulëret do shkrij SPAK-un, por do shkrijë Noc Rroku. Ne duam një drejtësi të pavarur duke parë vetëm drejtë por duam një drejtësi ku prokurori bën detyrën e vet dhe gjykatësi bën arbitrin jo ortakun e prokurorit. Prandaj është e rëndësishme të kemi zërin kritik, por jo do të të shkrij unë se ti më ke shkrirë mua. Ama do shkrihesh nëse je i korruptuar dhe nëse je i provuar si i tillë, por jo nuk mund ti thuash dot kurrë një institucioni do shkrihesh se po bën punën tënde, pavarësisht se puna mund të mos jetë gjithmonë e mirë. Në atë institucion ndodh diçka e paligjshme, ndodh bashkëpunimi me mediat dhe nxjerrja e sekretit hetimor për të intimiduar dhe linçuar njerëz paraprakisht por një gjë është e sigurt. Kjo punë do ecë përpara, që SPAK gjykata speciale dhe sistemi i drejtësisë do kenë gjithë mbështetjen time kur sulmohen në mënyrë agresive personalisht do kenë mbështetjen e qeverisë.
Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoca nga 'arrest shtëpie' në "detyrim paraqitje". SPAK akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar 3 vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online./ZËRI