Politikë

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, në krye Adea Pirdeni

Sipas kreut të qeverisë, administrata publike është kthyer në një nga çështjet kryesore të agjendës qeveritare, duke e cilësuar atë si një element thelbësor për ndërtimin e mëtejshëm të shtetit europian.

F.I
Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se do të krijohet një ministri e re në vend, javën e ardhshme. Gjatë një takimi ku u prezantua platforma ‘Shkalla e Meritës', Rama njoftoi se do të krijohet Ministria e Administratës Publike, e cila sipas tij do të drejtohet nga ministrja Adea Pirdeni.

Sipas kreut të qeverisë, administrata publike është kthyer në një nga çështjet kryesore të agjendës qeveritare, duke e cilësuar atë si një element thelbësor për ndërtimin e mëtejshëm të shtetit europian.

Edi Rama: Dua ta ndaj me ju sot që do të krijojmë javën e ardhshme ministrinë e Administratës Publike, pikërisht sepse tanimë më tema e administratës publike është një temë shumë qendrore e punës së qeverisë dhe e shtetbërjes së mëtejshme europiane të Shqipërisë. Është nevoja që përmes Ministrisë së Administratës Publike, një model që e kanë dhe shumë vende të tjera europiane, ne të zgjerojmë gamën e detyrave, gamën e punëve, gamën e ambicieve për të ngritur më lart shtetin europian të shqiptarëve. Nuk diskutohet që Ministrinë e Administratës Publike mund ta drejtojë dhe ta çojë përpara vetëm ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni. 

Poll

MOS HUMB