Politikë

Sinaj ktheu votën nga kundër pro, Berisha: U shndërrove në eunuk, e hëngre turpin me bukë

Pavarësisht debateve që zgjatën për rreth 15 orë, reforma territoriale u miratua me 84 vota pro.

zh.ll

Sinaj ktheu votën nga kundër pro, Berisha: U shndërrove në

TIRANË- Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj, ndërshoi qëndrim për të votuar pro reformës territoriale, ndërsa pak ditë më parë ishte shprehur kundër. Ky qëndrim solli edhe reagim e kryedemokratit Sali Berisha, i cili replikoi nga foltorja e Kuvendit, duke i thënë se brenda 3 ditësh u shndërrua në eunuk për interesat e tij personale dhe ndryshoi qëndrim.

"Të dashur qytetarë të Selenicës, e dëgjuat deputetin tuaj se si brenda tre ditëve u shndërrua në eunuk. Përsa i përket asaj që thua se për biznesin, për mua e para është siguria ushqimore. Mësoje!  Siguria ushqimore për qytetarët! Dhe e vërteta është se të dhënat ti i di vetë si kanë qenë, jashtëzakonisht problematike me disa importe, disa produkte.  Po duket se kur të nxorën kartonin e kuq për të shndërruar big market në small market, edhe ti u palose. E hëngre turpin me bukë.", tha Berisha. 

Pavarësisht debateve që zgjatën për rreth 15 orë, reforma territoriale u miratua me 84 vota pro. Pro votuan edhe deputetët Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe, të cilët më herët ishin shprehur kundër dhe me rezerva ndaj reformës./ZËRI

Poll

MOS HUMB