Politikë

Rama mbledh drejtuesit e PS-së, prezanton dokumentin e ri “Prania Besnike”: I adresohet vetëm partisë, kthesë për mandatin ri

Sipas tij, ky dokument i ri ka të bëjë me Partinë Socialiste, me synimin për ta vendosur atë në funksion të kthesës së mandatit të katërt.

l.k
Rama mbledh drejtuesit e PS-së, prezanton dokumentin e ri “Prania
Foto nga mbledhja

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbledhur pasditen e sotme drejtuesit politikë të PS-së dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

“Prania Besnike” ishte dokumenti i ri që Rama zgjodhi sot të prezantojë para socialistëve, duke e quajtur një aneks të dokumentit “Besa”. Sipas tij, ky dokument i ri ka të bëjë me Partinë Socialiste, me synimin për ta vendosur atë në funksion të kthesës së mandatit të katërt.

Teksa vendosi theksin te “Prania Besnike”, Rama solli shembuj edhe nga disa udhëheqës që, sipas tij, humbën dëgjimin nga pushteti, duke përmendur kështu edhe ish-presidentin amerikan Barack Obama.

“Dokumentin strategjik ‘Besa’ e keni tashmë në dorë. Ky dokument tjetër, që është këtu dhe që e ndaj me ju sot për një diskutim të brendshëm, quhet ‘Prania Besnike’ dhe është aneksi i dokumentit të parë. ‘Prania Besnike’ i adresohet vetëm partisë, me synimin për ta vendosur atë në funksion të kthesës së mandatit të katërt. Nëse herën e shkuar fola për qeverisjen, sot do të flas për makinerinë tonë të partisë.

Asnjëri nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, të gjithë e humbën dëgjimin nga pushteti. Obama fitoi me lëvizjen më të madhe vullnetare që kishte parë historia e demokracisë amerikane. Mbi 2 milionë vullnetarë, ose patronazhistë, si edhe 13 milionë adresa njerëzish të lidhur me kauzën. Një muaj pas fitores, të cilën askush nuk e parashikoi, ajo lëvizje u ftoh, rrjeti u fut brenda zyrave të administratës dhe u vu në shërbim të axhendës së Shtëpisë së Bardhë.

Protagonistët kryesorë u kthyen në zëdhënës të pushtetit të ri dhe kori më masiv i përcjelljes së një mesazhi politik në historinë e Amerikës u tret. Dy vjet më vonë, në zgjedhjet e para të mandatit, makineria që kishte magjepsur botën nuk kishte më jetë. Obama e ka pranuar më vonë si një nga dështimet më të mëdha politike”, tha Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB