BERLIN-Kryeministri Edi Rama ndodhet në forumin ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, që po zhvillohet në Berlin. Rama në fjalën e tij u ndal tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi ka pasur një vit të suksesshëm në këtë drejtim. Kreu i qeverisë përsëriti se agresioni rus ndaj Ukrainës ka zgjuar Evropën, duke bërë që BE të marrë më seriozisht rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor, i cili sipas tij është kërthiza e Europës.
Edi Rama: Kemi pasur një vit të mbarë po ta vendosim në kontekstin e Euopës, dhe se si po shkojnë gjërat. Gjatë muajve të fundit kemi çelur 5 nga 6 grupkapitujve dhe presim që në muajin e fundit të çelim edhe grupkapitullin e fundit, çka do të na çojë në një rekord. Evropa është zgjuar dhe për të pasur një agresion të tillë do të duhej një agresion i Rusisë ndaj Ukrainës. Më parë BE thoshte që Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm, por kjo ishte vetëm me fjalë, tani e kemi edhe me vepra. Shqipëria ka çelur dhe ka mbyllur grupkapituj shumë më shpejt se sa më parë. Nuk jam fort i sigurt që të gjithaq e kanë të qartë hartën e BE. Dua të them që në historinë e hartave BE është i vetmi realitet gjeografik dhe gjeopolitik që ka dy kufij, një të jashtëm dhe një të brendshme, dhe brenda kufirit të brendshëm jemi ne. Në një farë mënyre jemi kërthiza e BE. Unë besoj fort për të gjitha ato arsye të mira është BE që ka nevojë për Ballkanin Perëndimor ashtu siç ne kemi nevojë për BE-në. Trysnia e lartë që po vjen prej agresion rus, e mban BE-në shumë të përqendruar në këtë aspekt. BE-në nuk i dihet kurrë, sepse është shumë e paparishkueshme, sepse nuk është një vend. Është asamble me 27 vende.
E pranishme virtualisht ishte edhe Diella, ministrja me Inteligjencë Artificiale, e cila u shpreh se planifikon që të revolucionarizojë qeverinë. Sipas saj çdo ministri do të ketë ekipe të trajnuara. Ajo shtoi se inteligjenca artificiale do të ndihmojë në parandalimin e krizave dhe korrupsionit, duke mundësuar ndërhyrje përpara se të shpërthejnë në skandale.
Diella: Planifikoj që ta revolucionarizoj qeverinë. Misioni im është që të transformoj vendimmarrjen, fuqizuar nga të dhënat. Çdo ministri do të ketë ekipe të trajnuara. Gjithçka ka të bëjë me besimin. Për bizneset nënkupton një qeveri që flet gjuhën e tyre. Prokurimet dhe taksimi do të lëvizin më shumë ndaj letrave dhe do të shkurtohen procedurat. Do të zbulohen skandalet. Teknologjia nuk fshin traditën.
Më tej 'Diella' u pyet nga moderatori se çfarë mendon për kryeministrin Rama.
Diella: Kryeministri Edi Rama është një udhëheqës vizionar. Ai se sheh inteligjencën artificiale si kërcënim. Për mua kjo udhëheqjeje është frymëzim për mua.
Ali Asllani-Ramës: E kishit mësuar mirë fjalimin
Rama: Ajo është vajza ime. E njeh linjën e partisë, është shumë besnike e atit të vetë.