Politikë

Rama në Kuvend, Shehaj ngre tonet ndaj tij dhe pengon votimin, Peleshi e përjashton nga seanca

Seanca është shoqëruar me tensione, pasi deputeti Agron Shehaj ka ngritur tonet ndaj kryeministrit, i cili ishte rikthyer në Kuvend pas pjesëmarrjes në një forum në Romë.

zh.ll
Rama në Kuvend, Shehaj ngre tonet ndaj tij dhe pengon votimin, Peleshi e
agron shehaj

TIRANË- Pas një ndërprerjeje prej rreth katër orësh, Kuvendi ka rifilluar punimet pasditen e kësaj të enjteje, ku në sallë është parë edhe kryeministri Edi Rama.

Seanca është shoqëruar me tensione, pasi deputeti Agron Shehaj ka ngritur tonet ndaj kryeministrit, i cili ishte rikthyer në Kuvend pas pjesëmarrjes në një forum në Romë. Shehaj i ka kërkuar dorëheqjen, ndërsa Rama është përgjigjur shkurt: “Shihemi në 2029”.

Situata është përshkallëzuar më tej, ndërsa kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka tërhequr disa herë vëmendjen për vijimin normal të seancës. Pas vijimit të debateve, Shehaj është përjashtuar nga seanca plenare.

Pjesë nga debati: 

Shehaj: Jep dorëheqjen

Rama: Shihemi në 2029

Peleshi: Mos pengoni votimin

Peleshi: Zoti Shehaj, neni 65, përjashtoheni nga senaca. Vazhdoni me TikTok-un në oborr tani./ZËRI

Poll

MOS HUMB