Politikë

"Punonjës shteti në ndërtim pa leje, sport i vjetër"/ Rama paralajmëron: 7 vite pezullim

Në konferencën për mediat, Rama ka paralajmëruar edhe punonjësit shtetëror që shkelin ligjin dhe bëjnë korrupsion, por edhe drejtuesit e bashkive të vendit. 

zh.ll
"Punonjës shteti në ndërtim pa leje, sport i
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masat e reja që lidhen me lejet e ndërtimit, të cilat hyjnë në fuqi që prej ditës së sotme. Në konferencën për mediat, Rama ka paralajmëruar edhe punonjësit shtetëror që shkelin ligjin dhe bëjnë korrupsion, por edhe drejtuesit e bashkive të vendit. Rama u shpreh se do të ketë masa të rrepta për çdo punonjës shteti, që ndërton pa leje. Çdo punonjës shteti që konstatohet se ndërton pa leje, nuk do të punojë më në shtet për së paku 7 vite.

“Populli pyet se çfarë bëhet me ata që duhet të bëjnë kontrollet. Sporti i ndërtimit pa leje është zhvilluar si sport kombëtar, ne e kemi ulur kurbën. Ky sporti kombëtar është nxitur nga lart, dikush para meje e quante Bathoren si mrekulli të tetë të botës, sepse ishte një vend, ndërtuar pa leje i gjithi. Edhe punonjës të shtetit janë marrë me ndërtime pa leje. Nëse konstatohet se punonjësi i shtetit ka kryer punime pa leje, do ndalohet të punojë në shtet për shtatë vite. Kjo do ndodhë nga momenti që do të konstatohet. Mund të ketë edhe pasoja të natyrës penale, se po konsultohen ndryshimet e reja penale”, deklaroi Rama.

Poll

MOS HUMB