Politikë

Qeveria Rama ‘peshkon’ në Kosovë, ish-ministri i Kurtit emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Liburn Aliu ka shërbyer për shumë vite gjatë qeverisjes së Kurtit, ku ka qenë ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

E.K
Qeveria Rama ‘peshkon’ në Kosovë, ish-ministri i Kurtit
liburn aliu

TIRANË- Ish-ministri i Infrastrukturës në qeverinë e Albin Kurtit, Liburn Aliu është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. Aliu është zgjedhur në këtë pozicion, me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Balluku

Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti, nga posti i ministrit në Kosovë, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.

Në një postim gjatë verës, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.

Porti i Durrësit drejtohej deri tani nga Kreshnik Bajraktari, i cili pritet që të marrë detyrën e kreut të drejtorisë së shërbimeve rrugore, një institucion po asht unë varësi të ministres Belinda Balluku. /ZËRI

Poll

MOS HUMB