Politikë

Rama prezantoi 'Paqen fiskale'! Berisha: Parajsë për botën e krimit! E ftoj në debat bashkë me socialistët

Berisha e cilësoi paketën si një 'parajsë' për botën e krimit dhe ndëshkim për qytetarët.

F.I
Rama prezantoi 'Paqen fiskale'! Berisha: Parajsë për
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, gjatë një takim të zhvilluar sot me qytetarët e Laprakës në Tiranë, komentoi paketën e re 'Paqja fiskale' të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Berisha e cilësoi paketën si një 'parajsë' për botën e krimit dhe ndëshkim për qytetarët.

Sali Berisha: Miqtë e mi, unë firmos këtu para jush një kontratë me ju. E tha shumë bukur zoti Marku se unë fjalën time e mbaj. Nuk thotë njeri që unë nuk kam mbajtur ndonjëherë fjalën, por jam këtu për t’u zotuar para jush se në mënyrë absolute asnjë banesë e juaja nuk do të preket dhe se do ketë legalizim të plotë total dhe pastaj urbanizim. Legalizim dhe pastaj urbanizim. Ky është parimi që ndjekim ne. Paqja e tij fiskale është amnistia, është parajsa për botën e krimit, është ndëshkim për ju qytetarë të dashur. Ua shpjegoj unë si është puna. Ky, dy vite më parë filloi reklamoi me të madhe amnistinë fiskale, kur nuk kishte asnjë synim tjetër veçse të sillte paratë e drogës, të klaneve mafioze, të vinin në Shqipëri dhe të ndërtoheshin kulla siç po ndërtohen. Natyrisht BE e diktoi këtë. Kjo ishte një inkurajim i tmerrshëm i krimit. Në sallën e gjyqit në Belgjikë, trafikanti deklaroi sipas televizionit belg, se vetë kryeministri më kishte premtuar se do mund të investoja paratë në Shqipëri. Tani thotë paqja fiskale. Ai vetë është në paqe dhe bashkëpunim të ngushtë me ta. Prapë këtu e ftoj të bëjmë debat para jush, ti marrë të gjithë socialistët e lagjes ti sjelli këtu po ska as besim tek socialistët.

Nga ana e tij Rama është shprehur se kjo paketë synon të krijojë një qasje të re në marrëdhënien mes administratës tatimore dhe sektorit privat, duke ofruar zgjidhje për detyrimet e prapambetura. Paketa do të bazohet në tre komponentë: tatimi i dakordësuar mbi fitimin, rishikimi i pasqyrave financiare ( 5 vitet e fundit) si edhe falja e detyrimeve tatimore dhe kamatvonesave.

Teksa kritikoi ashpër qeverinë e Edi Ramës për keqpërdorimin e fondeve publike dhe shpërdorimin e pasurisë shtetërore, Berisha kërkoi sërish një debat me kryeministrin, por këtë herë edhe me socialistët./ZËRI

Poll

MOS HUMB